E ka shumë të qartë se konkurrenca është shumë e fortë. Gjithsesi, Xhakomo Vrioni është i bindur se meriton të jetë një alternativë për repartin e sulmit në kombëtaren shqiptare, gjë që po e tregon me golat në Austri. Futbollisti 22-vjeçar, i huazuar nga Juventusi tek Tiroli i Insbrukut, ka shënuar 3 herë në 5 ndeshje në Bundesligën austriake, ku ka qenë titullar i padiskutueshëm. Rrjeta që realizoi fundjavën e kaluar ndaj Austrisë së Klagenfurtit që drejtohet nga ish-trajneri i Kukësit, Pakult, ishte thjesht konfirmimi i radhës, sepse më parë goditi saktë ndaj Austrisë së Vjenës dhe LASK-ut të Lincit.
Vrioni po ashtu ka shënuar edhe në ndeshjen e vetme në Kupë të Tirolit deri tani. Shqiptari është dhënë hua nga Juventusi, pasi luajti në ekipet e akademisë bardhezi, në ekipin Shpresa dhe madje u stërvit me skuadrën e parë të trajnerit Andrea Pirlo vitin e kaluar. Vrioni ka qenë vazhdimisht pjesë e kombëtareve të moshave të Shqipërisë, duke shënuar gola për ekipin U19 e pastaj për atë U21. Natyrisht, konkurrenca në repartin sulmues të kombëtares së të rriturve është e madhe me Cikalleshin, Manajn, Uzunin e Balajn, por Vrioni shpreson të ketë edhe ai vendin e tij dhe ta veshë fanelën kuqezi.
Sfidanti.al