Mbape? Reali që u pa në Levante e ka golshënuesin Vinisius, i duhet një mbrojtës

Karlo Ançeloti ndoshta e ka menduar, por nuk dihet nëse do t’ia thotë presidentit Florentino Perez. Në Levante, Reali i Madridit bëri një pjesë të parë për ta fituar ndeshjen, dhe një të dytë për ta humbur, ndërsa u veçuan dy gjëra. Së pari, forma e shkëlqyer e sulmuesit brazilian, Vinisius, dhe së dyti gabimet në fazën mbrojtëse. Sulmuesi i ri shënoi dy gola, njërin prej të cilëve shumë të bukur aq sa u quajt “Vinisius Nazario da Lima”. Barazimi 3-3 ndodhi sepse Madridi ishte në gjumë së pari kur u kthye pas pushimit, dhe së dyti kur u kthye në fushë pas pushimit për të pirë ujë. “Ç’i duhet Realit Mbape, – shkruajtën mediat spanjolle, – ka Vinisiusin, ka edhe Benzemanë. Ta lënë Mbapenë e të marrin një mbrojtës”. Kritika për David Alabën që gaboi keq në 2-3. Pas këtij barazimi në Spanjë po pyesin nëse Atletiko e Madridit e Simeones mund të cilësohet favorite për titullin!

Sfidanti.al