Gjysma e tifozëve në stadiume në Serinë A, nga 38 000 në “San Siro” në 4 000 në Specia!

Seria A do të nisë me kufizime për tifozët, me rreth gjysmën e stadiumeve që lejohet të mbushen me njerëz. Në “San Siro” mund të jenë deri në 37 900 spektatorë që do të thotë rreth gjysma e kapaciteti 75 871. Në stadiumin e Atalantës deri në 8 100, në “Dal’Ara” të Bolonjës pranohen deri 15 000, në impiantin e Kaljarit vetëm rreth 8 300, në Empolin e Nedim Bajramit deri në 8 100, në “Bentegodi” të Veronës 15 000 nga 31 700 që mban stadiumi, në Venecia numri mezi arrin 6 000 spektatorë, në “Daçia Arena” në Udine do të jenë më pak sesa gjysma, 10 500 nga 25 132 që është kapaciteti i stadiumit.

Në stadiumin “Olimpik” të Torinos hyjnë 14 000 nga 28 000 që mban gjithsej, në Specia lejohen deri 4 000 që është edhe numri më i vogël i tifozëve në një stadium të Serisë A, në Sasuolo diçka mbi 10 000. Shumë keq e kanë Sampdoria dhe Xhenoa pasi në “Marasi” hyjnë vetëm 10 000 nga rreth 35 000 tifozë si kapacitet, Salernitana pret deri 13 000, ndërsa në “Olimpiko” të Romës do të jenë sërish më pak se gjysma, 32 000 nga kapaciteti 70 634. Stadiumi i Napolit, “Maradona”, sikur ka hyrë në ujë këto kohë pasi mban vetëm rreth 55 000, nga rreth 80 000 disa vjet më parë. Në impiant lejohen deri 25 000 vetë. Juventusi është disi më i penalizuar pasi do të ketë deri 20 000 tifozë nga 41 507 kapacitet, ndërsa Fiorentina mirëpret 20 000 nga totali 42 000.

Sfidanti.al