Nagelsman: Bajerni e Këlni sikur luajtën një ndeshje përgatitore

Kaq pak kujdes pati në “Alianc Arena” për lojën në mbrojtje, dhe me gjasë mund të ishin shënuar më shumë se 5 gola. Një Bajern që pëson mjaft është karakteristikë që Julian Nagelsmani e ka trashëguar nga paraardhësi i tij, Hansi Flik, veçse edhe trajneri i ri duket se është i lumtur që të vazhdojë në këtë rrugë. Në djall futbolli i kujdesshëm, madje edhe “tiki-taka” e zbatuar nga Guardiola në vitet 2013-2016. Futbolli do emocione dhe tifozët patën plot në ndeshjen Bajern-Këln.

“Rezultati ishte i mirë, – tha Nagelsmani, – ndeshja ishte pak si shumë e çmendur. U duk si ndeshje përgatitore për të dyja skuadrat, shumë e hapur, me shumë hapësira. Ishte e ngjashme për shumë minuta me ndeshjen e Gladbahut (1-1)”. Nagelsmani njihet si trajner i lojës sulmuese diçka që e ka bërë tek Hofenhajmi dhe tek Lajpcigu, dhe që ka mundësi ta bëjë në nivel edhe më të lartë me bavarezët, të cilët të paktën janë të qetë sepse janë më të sigurt se në çdo ligë tjetër që mund ta fitojnë titullin, që do të ishte i 10-ti radhazi.

Sfidanti.al