“Filmat” e futbollistëve: Zhiru, Lokateli e Lukaku, tifozë që fëmijë me ekipet ku shkuan tani!

Me largimin e Lionel Mesit nga Barcelona besohet që edhe tifozët më fanatikë e kuptojnë se më shumë rëndësi sesa fanela, stema dhe lidhja familjare me klubin, kanë trofetë dhe rrogat, por ka lojtarë që ende vazhdojnë “avazin e Mukës”, apo e thënë ndryshe “filmat skematikë” si një herë e një kohë. Pasi Romelu Lukaku na zbuloi pas kaq vjetësh se kishte qenë tifoz me Çelsin që në moshë të vogël, ja ku janë edhe dy “aktorë” të tjerë. Olivie Zhiru nuk e pati problem në moshën 34-vjeçare të sillte në vëmendje një “kujtim të vegjëlisë”, pra padyshim që kishte qenë tifoz i Milanit që fëmijë. i fundit që e tha ishte Manuel Lokateli, i cili të paktën fëmijërinë e ka më pranë dhe thjesht po ndërron fanelën e dytë, hoqi atë të Sasuolos për të veshur të Juventusin, me të cilin gjithashtu ka qenë i dashuruar që në vitet e para të jetës.

Sfidanti.al