Lukaku nuk ka shënuar kurrë gol në “Stemford Brixh”

Edhe kur ishte lojtar i Çelsit, edhe kur mbërriti aty si kundërshtar, fati i qendroi larg. Romelu Lukaku ka rekordin (e deritanishëm) negativ që nuk ka mundur të provojë shijen e golit në stadiumin që tani është shtëpia e tij, “Stemford Brixh”. Në 14 ndeshje gjithsej ai ka dështuar, dhe 8 i ka luajtur për Çelsin e 6 si rival. Në total, ai ka shënuar 3 gola në 13 ndeshje kundër Çelsit. Blutë e Londrës i kanë dhënë numrin 9 me shpresën që ai të ndryshojë traditën aspak të mirë të lojtarëve me këtë fanelë. Që nga viti 2004 e deri më sot, 10 lojtarë që e kanë veshur këtë bluzë kanë shënuar vetëm 138 gola në 475 ndeshje. Vetë Lukaku ka 315 gola e 98 asistë në 606 ndeshje në karrierë, ndërsa në Premier Ligë ka 113 gola e 42 asistë në 252 ndeshje.

Sfidanti.al