Ende jo tek 1-milionëshi, por fanela e Mesit do të jetë më e shitura e historisë!

Ka dy lloj bluzash deri tani, një shumë profesionale që arrin në 165 euro dhe një më pak profesionale që vlen 115. Këto janë fanelat e tanishme të Lionel Mesit që Paris SG i ka nxjerrë në shitje, në internet dhe në shitoret e klubit kudo në botë. Ka dy lloje bluzash në secilën kategori, njëra është ajo titullare (blu) dhe ajo jashtë fushe (e bardhë), ndërsa në shtator do të dalë një e tretë e në janar e katërta. PSG thotë se është larg shifrës së 1 milionë fanelave të shitura, edhe pse bluza e Mesit deri tani është më e shitura në histori për kaq kohë sa është në treg. Klubi thekson se nuk pati mundësi të prodhonte më shpejt fanelat, pasi transferimi i Mesit ndodhi tani vonë dhe në mënyrë të rrufeshme. Nëse shiten 1 milionë fanela për një kohë të caktuar, atëherë parizienët do të shlyenin çdo shpenzim për rrogën e Mesit, dhe madje do të kishin fitime të mëdha.

Sfidanti.al