Ai bëri shaka me veten në konferencën për shtyp, ndërsa futbollistëve të Bajernit u tha se trofeu i Superkupës së Gjermanisë i takon më shumë Hansi Flikut sesa atij. Kjo, pasi skuadra është ende ajo që ka trashëguar nga ish-trajneri. Gjithsesi, lojtarët bënë shaka pasi Julian Nagelsmani u tha se dëshiron më shumë tituj. “Ti ke dhëmbë shumë të vegjël prerës, – i paskan thënë ata, – si do t’i fitosh titujt”. “Unë dua që të jem një bluarës titujsh, – tha Nagelsmani duke qeshur, – e vërtetë që i kam të vegjël dhëmbët prerës”. Ky ishte titulli i parë për të në stolin bavarez, ndërsa kaloi një verë të vështirë duke pësuar vetëm humbje.
Sfidanti.al