Formula 1 nuk gjen prehje nga Kovidi, 3 gara të anuluara deri tani!

Formula 1 nuk do ta zhvillojë garën e programuar në Japoni, në fundjavën e 10 tetorit, që përkon me Çmimin e Madh të Suzukës. Shkak janë vështirësitë e gjeneruara nga pandemia Kovid-19. “Pas diskutimesh të gjata me organizatorët dhe autoritetet japoneze, u mor vendimi nga ana e qeverisë japoneze që gara të mos zhvillohet në këtë sezon, për shkak të problemeve që ka sjellë situata e pandemisë në vend” – shkruhej në komunikatën zyrtare të Formula 1. Pas anulimit të garava në Singapor e Melburn, i vjen radha edhe asaj të Çmimit të Madh të Japonisë.

Sfidanti.al