VAR-i në Superligën shqiptare, sipas parimit “ligjin e bën Maliqi”

Në Siçilinë e viteve 70-80-të ekzistonin që të gjitha institucionet që mund t’i gjeje në gjithë Europën Perëndimore, gjykata, prokurori, hetuesi, polici, karabinieri, media (medemek) të pavarura, pluralizëm politik, por gjithsesi ligjin e bënte “lupara bianka”, pushka dhe automatiku i feudalit të zonës, që në Italinë e Jugut quhej “mafioz”.

Në Shqipërinë e sotme të futbollit janë krijuar shumë struktura sipas vendeve më të përparuara europiane, që nga shoqatat e arbitrave, trajnerëve, lojtarëve, Dhomë Zgjidhjesh të Konflikteve, komisione displine e apeli, ligë profesioniste, ndërsa tani vjen edhe VAR-i. Teknologjia është padyshim kulmi i zhvillimit shkencor në futboll, por butonin e magjisë së saj e kanë në dorë njerëzit. Po ata njerëz për të cilët flitet lart e poshtë se bien dakord për ndeshjet duke pirë kafe, se arbitrat i kanë si marioneta. Sado e zhvilluar të jetë një teknologji, sado të përparojë inteligjenca artificiale, ajo komandohet nga inteligjenca reale, ajo njerëzore, dhe në Shqipëri kjo inteligjencë vepron sipas parimit “ligjin e bën Maliqi”.

Sfidanti.al