Ç’lidhje kanë 120 milionë eurot e Realit për Mbapenë, me CR7-ën?!

Në mediat europiane ka dalë sërish në skenë varianti që Kristiano Ronaldo të shkojë tek Paris SG. Kishte muaj që përflitej, dhe pastaj sikur u harrua kur PSG mori shumë përforcime e bëri shumë shpenzime, duke vendosur Mesin si “qershi mbi tortë”. Gjithsesi, lëvizja e radhës mund të jetë ajo e Realit për Kilian Mbapenë që mund të ndihmojë klubin parizien për financat, dhe mund të bëjë që Ronaldo të kalojë në Francë. Lajmet janë që madrilenët ofrojnë 120 milionë euro për kartonin e kampionit të botës, ose ndryshe e presin vitin tjetër që ta marrin falas. PSG do të përpiqet të bisedojë për një shifër më të lartë, por është e qartë se ka nevojë për para, të cilat mund t’i gjejë edhe nga transferimi i disa lojtarëve të tjerë. Flitet për 10 të tillë që mund të sakrifikohen.

Sfidanti.al