Mbape takon Mesin, më mirë të rrijë një vit me të për të mësuar

Ka disa lojtarë që kanë një përqëndrim jo të zakonshëm për të arritur sukseset kryesore në sport, ato me skuadrën. Lionel Mesi është njëri prej tyre, siç është padyshim Kristiano Ronaldo apo edhe Zllatan Ibrahimoviç. Përtej teknikës së mahnitshme, klasit në lojë, me vizionin, gjuajtjen, shpejtësinë dhe kombinimin, këta kanë një qartësi për të lënë “lajle-lulet” e për të qenë “motori” i ekipit. Për Kilian Mbapenë padyshim është një fat i madh që Lionel Mesi mbërrin tek Paris SG, ndërsa ai është ende 22 vjeç. Vetë Mesi mësoi nga gjigandë si Ronaldinjo, Eto, Pujol apo Ksavi, ndërsa Mbape mund të mësojë nga ish-kapiteni i Barcelonës. Thuhet se të hënën kampioni i botës do të kërkojë publikisht largimin, por nuk do të ishte keq të luante edhe një vit tek PSG-ja në krah të Mesit, për të mësuar të fshehtat e madhështisë së futbollit.

Sfidanti.al