Tifozët i brohorasin çdo hap, por Insinje është pranë Interit

Zikaltërit duan të kenë sërish një ekip në gjendje për të luftuar për titull dhe pas Edin Xhekos dhe Denzel Dëmfrisit, janë gati të shpenzojnë nja 25 milionë euro për Lorenco Insinjen. Kapiteni i Napolit është pranë lamtumirës me ekipin e jetës, në një periudhë që nuk pyet për “familjet” dhe presidenti De Laurentis e ka bërë të qartë se pret ofertën e duhur. Tifozët e Napolit, ndërkaq, janë përpjekur ta bindin idhullin e tyre që të mos largohet, por këto ditë kemi parë se fuqia e tifozëve në futbollin profesionist nuk është aq e madhe. Mesi apo Lukaku janë shembuj dhe shpejt mund të jetë edhe Kejn. Interi dëshiron që Insinje të luajë si sulmues i dytë pas Xhekos, ndërsa kanë plotësuar boshësinë e lënë nga Hakimi me Dëmfrisin.

Sfidanti.al