Bajerni nis Bundesligën, Nagelsmani: i emocionuar, por jo 100 për qind i përgatitur!

Edhe bavarezët, edhe kundërshtari i tyre i parë, Borusia e Mynshengladbahut, nuk janë ende në formën më të mirë. Trajneri i Bajernit, Julian Nagelsman, e theksoi këtë në konferencën për shtyp para ndeshjes dhe theksoi se “të dy ekipet kanë lojtarë të kombëtareve që nuk janë ende në ritmin e duhur”. “Gjithsesi, jam i emocionuar që po nisim sezonin, – vazhdoi ai, – jam i lumtur gjithashtu. Deri tani nuk kemi marrë shpërblimin e duhur për punën që kemi bërë, por vetëm tani nis seriozisht. Ende nuk e dimë sesa të përgatitur do të jemi, dhe kjo e rrit ankthin, emocionin dhe pritshmërinë”. Bajerni duhet të mbrojë titullin kampion të fituar dy herë radhazi me trajnerin Hansi Flik, ndërsa gjatë ndeshjeve të verës ka pasur vetëm humbje.

Sfidanti.al