Kapiteni i Anglisë ka bërë një test për Kovidin dhe nga rezultati i tij do të varet koha e integrimit në skuadër. Harri Kejn pritet të ketë këtë të premte në seancën stërvitore me Totenhemin, e para për të këtë sezon. Sulmuesi 27-vjeçar besohet se dëshiron të largohet dhe sipas mediave është vonuar në stërvitje për t’i bërë presion klubit, i cili deri tani thuhet se nuk është dorëzuar dhe se nuk dëshiron ta lejojë të largohet. Kejni është stërvitur individualisht që kur ka ardhur nga pushimet në Bahamas, dhe për këtë arsye (pra të pushimeve) është izoluar për të kryer karantinën e kërkuar sipas rregullave. Mançester Siti e kërkon kapitenin e Anglisë, kartoni i të cilit sipas Totenhemit arrin në 150 milionë paundë stërlina.
Sfidanti.al