“Do të vij në aeroport dhe do të tërheq zvarrë sërish për këtu”. Këto ishin fjalët e një tifozi pranë hyrjes kryesore të kompleksit të Romës, “Trigoria”, ndërsa Edin Xheko parkoi makinën e tij dhe hyri brenda për t’u stërvitur. Çështja e sulmuesit boshnjak është bërë temë diskutimi, pasi ai mund të shkojë tek Interi si zëvendësues i Romelu Lukakut. Edhe pse 35-vjeçar, Xheko mbetet i kërkuar sepse vazhdon të shënojë gola, ka personalitet dhe sepse Interi është keq nga financat. Gjithsesi, Murinjo ka deklaruar se nuk do ta lejojë largimin e tij derisa Roma të gjejë një sulmues tjetër, që duket e vështirë të jetë Tami Abraham i Çelsit, pasi ky kërkon të shkojë tek Arsenali dhe dëshiron rrogë më të lartë sesa mund t’i japin italianët.
Sfidanti.al