Së bashku fituan 4 Champions dhe shumë e shumë tituj në La Liga, duke qenë zotër të Spanjës dhe të Europës. Treshja Ksavi-Iniesta-Mesi nuk do të harrohet kurrë, edhe pse ajo nuk ekziston më në fushën e lojës që prej vitit 2015, ndërsa dy legjendat e Barcelonës shprehën dhimbjen e tyre për largimin e Lionel Mesit. “Nuk e imagjinojmë dot Mesin me një fanelë tjetër që nuk është e Barcelonës, – thanë ata në një gojë, – ai e personifikonte Barcelonën më shumë se çdo lojtar tjetër. Nuk besoj se do të shohim në të ardhmen një lojtar tjetër si ai. Na vjen keq që klubi dhe Mesi nuk arritën akordin, mesa kuptuam Leo dëshironte të qendronte”.
Sfidanti.al