Fitorja e Kupës së Amerikës ishte triumfi i tij i parë me kombëtaren, ndërsa me ekipin U23 ia doli të fitonte medaljen e artë olimpike në Pekin në 2008. Lionel Mesi është në epokën kur gjithçka po i ecën mirë me Argjentinën dhe mendimi i tij i palëkundur është që të luftojë për Kupën e Botës që luhet vitin tjetër, trofeu i vetëm që nuk e ka fituar në karrierë, ndër ata ku ka konkurruar. Sipas mediave europiane, në kontratën e tij me Paris SG ka një klauzolë që i jep përparësi ndeshjeve të Argjentinës, dhe kjo do të thotë se ai mund të humbasë ndeshje në Ligën e Parë në shtator për shkak të angazhimit në eleminatoret e Kupës së Botës.
Sfidanti.al