Që pas vitit 1952 e deri në 1992, SHBA pati një konkurrent të fortë në Lojrat Olimpike, dhe ai ishte Bashkimi Sovjetik, që fitoi më shumë medalje dhe më shumë Olimpiada. Pas një periudhe qetësie relative, amerikanët kanë gjetur një rival të ri, Kinën. SHBA arriti sërish mbi 100 medalje, saktësisht 113, nga të cilat 39 ishin të arta. Kina e ndoqi shumë afër me të artat, duke arritur në 38, ndërsa në sasinë e përgjithshme pati një diferencë prej 25 të tillave, sepse kinezet fituan 88. Gjithsesi, kjo ishte një rritje për Kinën dhe një rënie relative për Amerikën. Në Rio 2016, SHBA fitoi 121 medalje nga të cilat 46 të arta, ndërsa ekipi aziatik arriti në 26 të arta e 70 gjithsej, duke mbetur në vendin e tretë pas Britanisë së Madhe. Në Londër 2012, diferenca me të artat ishte më e madhe sesa në Tokio (46-38), ndërsa ajo totale më e vogël, 104-91.
E vetmja Olimpiadë në të cilën Kina e la pas SHBA-në, të paktën për të artat, ishte në Pekin 2008, me 48 tituj olimpikë për kinezët e 36 për amerikanët që sërish fituan më shumë medalje në total (112 ndaj 100). Kina është duke u paraqitur mirë që pas vitit 2000 pasi edhe në Athinë pati 32 të arta ndaj 36 amerikane, edhe pse diferenca totale ishte e madhe. Kjo është rritje e madhe sesa, të themi, Atlanta 1996 kur Kina mbeti në vend të 4-ët pas SHBA-së, Rusisë e Gjermanisë duke marrë vetëm 16 të arta ndaj 44 të amerikanëve. Duket se në Olimpiadat e ardhshme sfida kineze do të jetë më e fortë dhe vendi i madh i Azisë do të nisë të ketë edhe supremacy.
Sfidanti.al