Ishte një kupë vere, Kupa “Gamper”, dhe nuk u luajt në “Kamp Nou” ku po bëhen punime. Barcelona e Juventusi u ndeshën në “Johan Krujf” dhe ishte mbrëmja e trishtuar për Lionel Mesin, pasi nuk u ndodh në fushën e lojës përballë rivalit të tij të madh, Kristiano Ronaldo. Në fushë, në minutën e 78-të, hyri Rej Manaj që nuk kishte mundësi të bënte ndonjë gjë shumë të madhe, por që u bë pjesë e fitores 3-0 ndaj italianëve, duke marrë trofeun e parë si lojtar i Barcelonës. Katalanasit ende mendojnë ta transferojnë, por për momentin ai është pjesë e ekipit dhe trajneri Ronald Kuman ndoshta ia ka nevojën edhe pas dëmtimit të Kun Agueros.
Sfidanti.al