Tifozët duhen kënaqur dhe titulli duhet të synohet për t’u mbrojtur. Interi ndodhet në një pozicion shumë të vështirë dhe pas largimit të Romelu Lukakut do të marrë dy sulmues. Njëri pritet të jetë Edin Xheko nga Roma, ndërsa tjetri mund të jetë Vllahoviç i Fiorentinës, por ndoshta edhe Korrea i Lacios, Zapata i Atalantës apo Antoni Marsial i Mançester Junajtidit. Për këtë të fundit, mediat angleze shkruajnë se Interi mund ta marrë hua dhe pastaj të paguajë 50 milionë paundë stërlina për kartonin e tij.
Sfidanti.al