Jo vetëm femrat, edhe djemtë e NBA-së janë një “Ëndërr” në Tokio!

Në 1992, kur “Dream Team” e Majkëll  Xhordanit, Mexhik Xhonsonit e Lerri Bërdit triumfoi ndaj Kroacisë në finalen olimpike në Barcelonë me 32 pikë diferencë, i  paharruari Drazhen Petroviç deklaroi  se do të duheshin 50 vjet për të mbërritur nivelin e NBA-së. Kjo ishte detyra dhe ky ishte afati për pjesën tjetër të botës. Kanë kaluar gati 30 vjet dhe ndonëse pjesa tjetër e botës është afruar, sërish nuk  e ka mbërritur NBA-në, ndonëse ka ndodhur si në 2004, kur SHBA nuk e fitoi dot Olimpiadën.

Niveli i lartë i basketbollit amerikan u duk sidomos në gjysmëfinalen olimpike ndaj Australisë, një rival që e kishte mundur në turneun përpara Tokios. Edhe këtë herë, SHBA ishte në -15 pikë, por Kevin Durant dhe Devin Buker përmbysën gjithcka në fitoren 97-78. Një shkëputje 32-10 bëri diferencën në periodën e tretë. Durant shënoi 23 pikë duke qenë më i miri.

Sfidanti.al