Idhujtaria dhe fanatizmi është thënë gjithnjë se krijojnë tragjedi nga më të mëdhatë, por fakti që kanë ekzistuar fort, dhe sërish ekzistojnë, tregon se shoqërisë njerëzore këto fenomene i duhen ndryshe nuk do t’i kishim. Ja pra që ekziston edhe fanatizmi i tifozëve dhe sidomos i “gardës”, apo ultrasve sepse për hir të së vërtetës, shumica e tifozëve nuk janë të tillë. Këta ultras kanë kërcënuar me vdekje Harri Kejnin dhe të gruan e tij, duke e detyuar atë që të shprehet publikisht dhe t’i mallkojë. Nuk ka faj, si mund të bësh ndryshe kur merr 200 mesazhe të tilla vdekësore?!
Sfidanti.al