Jo vetëm Doncic, edhe Zoran Dragic ndihmon Slloveninë ndaj Gjermanisë

Ballkanasit ishin favoritë, por asnjëherë nuk flitet përpara sesa puna të kryhet. Sllovenia e realizoi objektivin e saj të momentit dhe u kualifikua për në gjysmëfinale të turnout olimpik të basketbollit për meshkuj në Lojrat Olimpike. Luka Doncic shënoi 22 pikë, kapi  11 topa në tabela e shërbeu 8 asistë duke iu afruar tripëll dabëllit, ndonëse në gjuajtjet nga loja nuk ishte më mirë se 45 për qind. Sllovenia fitoi 94-70 ndaj Gjermanisë në cerekfinale dhe bashkë me Doncicin shkëlqeu Zoran Dragic që shënoi  27 pikë, madje duke humbur vetëm 2 gjuajtje nga 13. Një lojtar i natyralizuar si Majk Tobi shtoi 13 pikë e 11 topa në tabela, dhe sllovenët janë shumë pranë  medaljeve.

Sfidanti.al