Sërish jepet lajmi se kapiteni e ka arritur akordin me katalanasit dhe se ai do të rrijë edhe 5 vjet të tjerë në “Kamp Nou”, gati deri kur të jetë 40 vjeç. Gjithsesi, Lionel Mesi nuk mundet të regjistrohet nga katalanasit në La Liga sepse ende klubi nuk e ka ulur borderonë e rrogave deri në niveliin e kërkuar nga organizatorët. Lajmet janë që argjentinasi ka rënë dakord të ulë rrogën deri në 50 për qind, ndërsa Barcelona ka caktuar një afat, 13 gushtin për të përfunduar akordet me futbollisët e tjerë që të ulë rrogat 40 për qind.
Sfidanti.al