Një duel i madh mes amerikanëve dhe spanjollëve, e po ashtu i fortë mes Francës e Italisë. Të tilla cerekfinalet e basketbollit të meshkujve në Lojrat Olimpike. SHBA kaloi Spanjën 95-81 me 29 pikë të Kevin Durantit, ndonëse spanjollët ishin në epërsi 10 pikë në pjesën e dytë. Riki Rubio pati 36 pikë, por nuk mjaftoi.
Franca pati më shumë fuqi sesa italianët në zonë, me qendrën e Juta Xhazit, Rudi Gober, dhe me shtatlartin Mustafa Fall. Po ashtu, “gjelat” patën mundësi edhe nga perimetri, dhe duke kombinuar këta dy elementë, ata u shkëputën në periodën e tretë duke krijuar një diferenë 56-46. Epërsia e Francës arriti në 14 pikë, por Italia u përgjigj dhe arriti të barazonte. U desh një shkëputje tjetër franceze në fund për të siguruar fitoren. Gober pati 22 pikë dhe Furnie shtoi 21, ndërsa Fontekio realizoi 23 pikë për italianët dhe Danilo Galinari pati 21 pikë e 10 topa në tabela. Franca arrin në gjysëfinale pas gati 20 vjetësh e do të luajë ndaj Sllovenisë.
Sfidanti.al