Në një moment, trajneri ndaloi lojën dhe bërtiti me të madhe. Nëse vrapon edhe një herë ashtu dhe ngre topin lart, do të të jap penallti kundër. Ishte thirrja e Mauricio Sarrit, qortim që ia bëri pikërisht Elseid Hysajt, lojtarit që e zgjodhi tek Empoli, pastaj tek Napoli dhe tani e ka tek Lacio. Vetëm me Çelsin e Juventusin nuk arriti ta merrte. Sarri është i tillë, është njeri që mbron lojtarët edhe përballë tifozëve, që është si baba dhe i kënaq me lojë sulmuese, por edhe i qorton. Nënkuptimi i tij është i qartë, meqë është fillimi tek Lacio. Kur nuk fal besnikun e tij Hysajn, çfarë mund të bëjë me të tjerët?!
Sfidanti.al