Është një vend që nuk dëshiron ta shohë me sy këtë lloj revolucioni nëse bëhet fjalë për lëvizje shoqërore, por i pëlqen vetëm kur është çështje sporti, pra nga gjërat më të rëndësishme nga të parëndësishmet. “Revolucioni i kuq” është ai që po bën Mançester Junajtidi që konfirmoi zyrtarisht se ka arritur një marrëveshje në parim për mbrojtësin e Realit, Rafael Varan, duke ia shtuar Xhejdën Sanços. Shpenzimet arrijnë në 115 milionë paundë stërlina, ose rreth 135 milionë euro, pasi akordi për Varanin duhet të jetë rreth 42 milionë paundë stërlina, apo rreth 50 milionë euro. Junajtidi besohet se kërkon edhe mbrojtësin Zhylien Kunde të Seviljes.
Sfidanti.al