Alegri duhet të bashkëjetojë me Ronaldon tek Juventusi

Trajneri doli në konferencë për shtyp dhe dha versionin zyrtar, pra që CR7-ta do të qendrojë. “Kristiano do të ketë më shumë përgjegjësi sesa 3 vjet më parë, – ishin fjalët e tij, – pres që veteranët të japin më shumë, të jenë vlerë e shtuar për ne, duke nisur nga Ronaldo”. Këto janë fjalët e Alegrit, i cili 3 vjet më parë dëshironte që klubi ta largonte portugezin sepse gjykonte se dëmtonte lojën si skuadër. Po tani? Përse Alegri mendon se Kristiano nuk do ta dëmtojë lojën e skuadrës, ndërsa është 36 vjeç? Ndoshta, dyshon dhe prandaj i tha fjalët “do të ketë më shumë përgjegjësi se më parë”. Gjithsesi, duhet pritur fundi i gushtit për të parë nëse vërtet Alegri e Ronaldo do të bashkëjetojnë tek Juventusi këtë sezon.

Sfidanti.al