I duheshin edhe 35 ditë derisa të festonte ditëlindjen si 14-vjeçare, dhe pikërisht në një moshë të tillë arriti të fitonte medaljen në “Tokio 2020”. Japonezja Momixhi Nishija jo vetëm lumturoi kombin e saj, por edhe u bë kampionia e dytë më e re olimpike në histori, duke qenë 13 vjeç e 331 ditë. Rekordin vazhdon ta mbajë amerikania Marxhori Gestring e cila fitoi medaljen e artë në Lojrat Olimpike në vitin 1936 në Berlin në hedhjen në trampoline. Ajo ishte 13 vjeç e 268 ditë. Momixhi Nishija na kujton filmin shqiptar “Partizani i vogël Velo”, i cili doli në mal në moshën 14-vjeçare. Sportistja japoze fitoi të artën në “skejtbordin në rrugë” (street skateboarding), ndërsa mori medalje argjendi në Kampionatin Botëror të këtij sporti gjithashtu në vitin 2021.
Sfidanti.al