Simeone bind tifozët e Atletikos që të pranojnë Grizmanin

Kur trajneri flet dhe kërkon diçka, përkrahësit nuk ia bëjnë fjalën dysh. E tillë është “statura” e Diego Pablo Simeones tek Atletiko e Madridit, aq sa edhe tifozët kanë ndryshuar mendim për rikthimin e mundshëm të Antuan Grizmanit. Në një sondazh të bëjë nga “El Mundo Deportivo”, mbi 69 për qind janë përgjigjur “Po” për kthimin e tij, duke arsyetuar se kjo është kërkesë e Simeones, trajnerit që ka fituar dy tituj kampion me Atletikon. Rreth 5 për qind e pranojnë Grizmanin, nëse ai bën ndonjë gjest pajtues, ndërsa 25.84 për qind janë ndër ultrasit dhe më ekstremistët që nuk e duan sulmuesin francez të Barcelonës edhe pse e kërkon trajneri argjentinas.

Sfidanti.al