Interi është tifoz i “pasaportës së gjelbër” për arsye të parave!

Propozimi është i administratorit të deleguar, Bepe Marota. Ai kërkon që autoritetet të lëshojnë vërtetimet që njerëzit janë vaksinuar duke ndihmuar që stadiumet të mbushen më shumë me tifozë, dhe arkat e klubeve të kenë më shumë para. “Duam që qeveria të vendosë rregullin për pasaportën e gjelbër, – tha drejtuesi i Interit, – kjo do të kishte ndikim dhe do të ishte e dobishme për të eleminuar një metër distancë, që kërkohet si distancim fizik. Me pasaportën e gjelbër, stadiumet mbushen realisht në 50 për qind, ndërsa në mungesë të saj do të jenë vetëm në 25-30 për qind”. Deri tani, Interi llogarit që ka humbur 120 milionë euro nga mungesa e tifozëve në stadium.

Sfidanti.al