Në vitet 1960-të, në Shqipëri u mor një vendim për ndalimin e boksit. Qeveria e asaj kohe gjykoi për të thënë “stop” pasi një djalë ushtar vdiq pas një ndeshjeje besohet në Shkodër. Vendimi mbetet i diskutueshëm, por si prind njeriu mund të bjerë dakord, nëse kështu i shpëtohet jeta djalit apo vajzës. Kjo histori kujtohet kur sporti mori një tjetër jetë, një djalosh në hyrje të adoleshencës, vetëm 14 vjeç.
Hugo Mijan (Millan), një pilot spanjoll i garave me motoçikleta humbi jetën pas një përplasjeje të tmerrshme, dhe nuk mundi të shpëtohej as sepse u dërgua në spital në Saragozë. Ai po merrte pjesë në Kupën Europiane të Talenteve, ndërsa u rrëzua nga motori i tij, në një moment kur konkurrentët ishin pranë e pranë. Ai u godit nga një motor tjetër, dhe besohet se kjo shkaktoi vdekjen.
Sfidanti.al