Është francez, është 35 vjeç, dhe luan për Tigresin në Meksikë. Ky është Pjer-Andrre Zhinjak që i dha fitoren olimpike “gjelave” në Tokio, duke shënuar 3 gola pikërisht ndaj vendit ku ai luan me klubin, Meksikës. Zhinjak ishte heroi në fitoren franceze 4-3 duke shënuar tri herë, ndërsa shpreson të shtojë medaljen e artë olimpike në koleksionin e tij që është pasuruar në Amerikën e Veriut. Me Tigresin, ai ka fituar 4 tituj kampion në Meksikë (Apertura dhe Klauzura), ndërsa tri herë është shpallur “kampion i kampionëve”, duke fituar finalen mes kampionëve të Aperturës e Klauzurës. Në 2020 fitoi Championsin e Amerikës së Veriut, si dhe “Kupën e Kampionëve”, ku Tigresi mundi kampionin e SHBA-së. Franca ka fituar vetëm një medalje të artë olimpike, kur doli kampion në Los Anxhelos në 1984.
Sfidanti.al