Ishte një traditë e shkëlqyer e mbajtur në këmbë nga kampione të tilla si Xhovana Trilini apo Valentina Vecali (Vezzali). Si për gjithçka tjetër, edhe për këtë histori ka një fund, dhe Italia nuk mundi të fitonte medalje në disiplinën e “fioretos” në garat e shpatave (skermë). Për herë të parë pas 33 vjetësh, të kaltrit mbeten jashtë katër të parave, ndërsa Aliçe Volpi u mund në “finalen e vogël” nga rusja Korobejnikova. Që nga Lojrat Olimpike në Seul në 1988 e deri në Rio de Zhaneiro në 2016, italianët gjithnjë kishin fituar medalje, dhe shumicën e herëve ishin ndarë me titullin olimpik.
Sfidanti.al