Nuk është një pyetje retorike, sepse për momentin ai është pa kontratë dhe ndoshta mund të mos ishte në gjendje për të luajtur. Barcelona ende nuk ka arritur akordin me Lionel Mesin, ose më saktë ende nuk ka krijuar kushtet financiare që akordi i arritur të materializohet me një firmë, dhe kjo mund të bëjë që kapiteni të mbetet jashtë sfidës me Juventusin në 8 gusht në “Kamp Nou”, për trofeun “Gamper”. Është një ndeshje tradicionale, që nga viti 1966, që katalanasit e luajnë për nder të ish-presidentit të tyre, dhe për Juventusin ndoshta do të ishte Kristiano Ronaldo. Edhe fati i portugezit nuk është i qartë për shkak se flitet se mund të shkojë tek Paris SG, e ndoshta gjithçka do të zgjatet derisa të zgjidhet çështja “Mbape”. Me gjasë, asnjëri nga yjet mund të mos jetë në 8 gusht në fushë, pse mund të jenë të dy. Mesi ka 6 Topa të Artë ndaj 5 të CR7-ës, por Kristiano ka 783 gola ndaj 748 të argjentinasit, duke qenë ndër vendet e para për të gjitha kohët.
Sfidanti.al