Italia flet me “theksin puljez” në dy medaljet e para në Olimpiadë

E nisi mirë aventurën në Tokio dhe shpreson të vazhdojë po kështu. Italia është në festë për të kaltrit e saj, që po mbajnë lart flamurin tringjyrësh duke ndjekur shembullin e kombëtares së futbollit të trajnerit Roberto Mançini, që fitoi titullin europian. Vito del Akua, medalje ari për Italinë në taekuondo, ndërsa Luixhi Samele fitoi medalje argjendi në garën me shpata. Tifozët u hodhën me vrap në rrjetet sociale. “Theks puljez për dy kampionët tanë”, shkruajnë tifozë që me siguri janë nga Pulja. “Pulja, një ar dhe një argjend”, shkruan një tjetër. Së fundi, është dikush që pyet “ose kur do të mbarojnë këto Lojrat Olimpike, sepse nuk po arrij dot të dal nga shtëpia”.

Sfidanti.al