Markos Jorente e ka stadiumin e Atletikos si vend për … të propozuar!

Me të përfunduar Kampionati Europian dhe futbollistët janë kthyer në “detyra të tjera të shtëpisë”. Një detyrë të rëndësishme pati edhe Markos Jorente, futbollisti i Spanjës dhe i Atletikos së Madridit, i cili i propozoi të dashurës së tij, Patrisia Noarbe. Kjo ndodhi në stadiumin “Uanda Metropolitano”, ku çiftoi shkoi dhe ku vajza nuk kishte asnjë ide se çfarë mund të ndodhte. Të dy kanë qenë shpesh në “Uanda”, që Markosi e ka vend pune, ndërsa Patrisia ka qenë mjaft herë për të ndjekur ndeshjet, por edhe për të qenë pranë të dashurit. Jorente i propozoi të dashurës për martesë, dhe Patrisia deklaroi se ishte diçka e papritur, aq sa asaj i duket ende e pabesueshme.

Sfidanti.al