Seksi në Olimpiadë? Ish-ylli i Gjermanisë tallet me organizatorët!

Sado rregulla të ashpra që të vendosësh, nevojat dhe dëshirat njerëzore dalin më të forta. Kështu thotë edhe ish-atletja gjermane, Suzen Titke (Tiedtke), sot në moshën 52-vjeçare. Ajo ishte në kulmin e formës në Lojrat Olimpike në 1992 në Barcelonë, ndërsa qesh kur i thonë se organizatorët e Olimpiadës në Tokio kanë vendosur që sportistët të kenë distancim fizik, dhe të mos bëjnë festa e në asnjë mënyrë raporte seksuale.

“Për mua kjo është për të qeshur, – thotë ajo, – kjo nuk funksionon. Seksi është gjithnjë i pranishëm në fshatin olimpik dhe sportistët kanë kulmin e tyre fizik në Olimpiadë. Sapo gara përfundon, ata duan ta jetojnë jetën, të çlirojnë energji. Ka festa njërën pas tjetrës, dhe në lojë hyn edhe alkooli. Unë vetë kam qenë e urtë, por në Olimpiadë njoha burrin tim të tanishëm, Xho Grinin. Edhe nëse dëshiron të flesh, shpesh nuk të zë gjumi nga zhurma e atyre që bëjnë seks pranë teje. Nuk është problem, sepse nëse të duhet dhoma për vete, shoku apo shoqja e dhomës të mirëkupton”.

Sfidanti.al