Barcelona ka një kusht për Manajn, dëshiron 2 milionë euro!

E merr Famalikao apo ndonjë ekip në Spanjë e Itali, kjo për katalanasit nuk ka asnjë lloj rëndësie. Rej Manaj është një rast për Barcelonën që të rikuperojë të paktën paratë e shpenzuara për kartonin e tij, që do të thotë nga 2 deri në 2.7 milionë euro. Mediat spanjolle shkruajnë se në “Kamp Nou” ka bisedime “të avancuara” me Famalikaon, ekip i vendit të 9-të në Superligën e Portugalisë, dhe që do të ishte ideal për sulmuesin shqiptar në këtë fazë të karrierës. Ai është 25 vjeç dhe po i kalon momenti që të vërtetojë veten në një futboll që vlen, pasi liga e tretë spanjolle nuk është ajo që duhet, edhe pse ka pasur të veshur fanelën e Barcelonës B.

Sfidanti.al