Vinicius rrezikon El Clasicon

Problemet vazhdojnë për Vinicius Junior. Sulmuesi brazilian i Real Madridit u përjashtua gjatë pjesës së dytë të ndeshjes kundër Villarrealit dhe tani rrezikon të dënohet me të paktën dy ndeshje pezullim. Në këto kushte, prania e tij në ‘El Clasico’ kundër Barcelonës, më 25 tetor, është seriozisht në dyshim.

Raporti i arbitrit Díaz de Mera ka zbuluar arsyen e përjashtimit dhe sjelljen e brazilianit pas kartonit të kuq. Sipas gjyqtarit, Vinicius u ndëshkua me të kuq për një veprim të cilësuar si të dhunshëm, pasi i tërhoqi flokët një kundërshtari në një moment kur topi ishte në lojë, ndonëse mes tyre nuk kishte duel për topin.