Liverpuli nuk heq dorë nga kapiteni “i përjetshëm” Henderson

Bisedimet pritet të nisin ose kanë filluar, dhe mesfushori mund të bëhet një nga lojtarët me karrierën më afatgjatë në “Anfild”, dhe një nga kapitenët e rëndësishëm. Xhordan Henderson pritet të rinovojë kontratën me Liverpulin, ndërsa klubi anglez e mori në 2011 për 16 milionë paundë stërlina nga Sandërlendi. Pasi kaloi 10 vjet me të kuqtë, kapiteni mund të vazhdojë karrierën në brigjet e lumit Mersej, dhe pse jo ta përfundojë në “Anfild”. Ai ngriti lart trofeun e Championsit në 2019, ashtu si Stiven Xherrard në 2005, ndërsa në 2020 ishte kapiteni i Liverpulit që fitoi titullin pas 30 vjetësh pritjeje.

Sfidanti.al