Milani merr Balo-Turenë, lumturohet me të riun Kerkez

Largimet ndoshta kanë përfunduar dhe tani vijnë përforcimet. Pas Olivie Zhirusë, Milani merr mbrojtësin Fode Balo-Ture, me kontratë deri në 2025. Kuqezinjtë interesohen edhe për sulmuesin e Kroacisë, Nikola Vlashiç, për të cilin thuhet se “ka qenë kapiten që në moshën 18 vjeç”. Trajneri Pioli ndërkaq kënaqet me adoleshentin Millosh Kerkez, që vjen nga ekipi Shpresa i Milanit. Djaloshi me nënshtetësi hungareze dhe i lindur në Vrbas të Serbisë është një mbrojtës i krahut të majtë, por nuk e pati problem të shënonte 2 gola në miqësoren ndaj Pro Sestos fituar 6-0.

Sfidanti.al