Rafael Varani i prish punë Realit për Kilian Mbapenë!

Plani në Madrid ishte që të ofronte mbrojtësin e Francës për të marrë shokun e tij të kombëtares. Gjithsesi, më shumë sesa Paris SG, për momentin punën po e prish vetë Rafael Varan që nuk ka asnjë dëshirë të kthehet në Ligën e Parë franceze. Nëse Varan do të pranonte, kostoja për operacionin për marrjen e Kilian Mbapesë do të ulej dhe PSG do të ishte më i kënaqur, pasi do të kishte dyshen e mbrojtjes së Realit, Varan-Ramos. Nga ana tjetër, vetë Al Helaifi nuk dëshiron ta humbasë Mbapenë, pavarësisht gjithçkaje. Nga ana tjetër, Mançester Junajtid është në sulmpër Varanin dhe ka dakordësinë e mbrojtësit francez, por anglezët nuk duan të paguajnë 50 milionë paundë stërlina.

Sfidanti.al