Zhoze Murinjo rrallë dështon në veprimet e tij, të paktën kur vjen puna për të marrë lojtarët që do, dhe kështu duket se do të ndodhë edhe me Granit Xhakën. Vullneti i lojtarit shqiptar të Zvicrës dhe i trajnerit të Romës peshojnë në mënyrë vendimtare, veçse portugezi e di se duhet të bëjë disa veprime të tjera. Së pari, të largojë disa lojtarë, dhe Kluivert thuhet se do të shkojë tek Nisa në Francë, ndërsa Olsen është shumë pranë Lilës. Arsenali kërkon 20 milionë euro për Xhakën, ndërsa Roma jep 15 milionë menjëherë dhe 2.5 milionë në formë shpërblime të ndryshme. Vetë mesfushori është gati të përfundojë para kohe pushimet për të qenë në dispozicion të Murinjos.
Sfidanti.al