Nga Barcelona nuk të thonë gjë, ndërsa shifrën e parë (600) e hedhin poshtë. Është thjesht kuriozitet, sepse kryesore mbetet që klubi katalanas dhe Lionel Mesi janë shumë të qetë për të ardhmen. Kapiteni pushon me familjen në Majemi në SHBA, ndërsa presidenti Laporta është tepër i zënë me planin për të rregulluar bilancin financiar në “Kamp Nou”. Klauzola e mëparshme e transferimit në kontratën e Mesit ishte 700 milionë euro, diçka që normalisht as nuk mendohej për t’u paguar ndonjëherë, ndërsa tani u fol fillimisht për 600 milionë, diçka që u hodh poshtë nga klubi. Më pas, një media shkruajti për 350 milionë euro, por që asnjëra prej këtyre nuk do të paguhet pasi Leo do të mbyllë kontratën tek Barcelona në moshën 39-vjeçare pasi të fitojë edhe trofe të tjerë.
Sfidanti.al