Nuk duhet nënvleftësuar kurrë “Zonja e Vjetër”, por ka dy probleme kur vjen puna për të marrë një sulmues të tillë. Juventusi pëlqen Erling Halandin, veçse dëshiron të sulmojë vetëm në vitin 2022, pra verën e ardhshme. Si plan nuk është aspak keq, pasi në 2022 kartoni i norvegjezit do të kushtojë rreth 70 milionë euro, jo 175 milionë aq sa kërkon Dortmundi tani. Dakord, në Torino e kanë menduar mirë, por si i bëhet që Halandin mund ta marrë Çelsi që këtë vit, dhe që sezonin tjetër do të kishte konkurrencë shumë të madhe, edhe nëse ai mbetet tek Borusia. Përveç kësaj, tek Juvja do të kishte përplasje të dy egove për golat, vetë Halandit, por edhe Kristiano Ronaldos që thuhet se do të vazhdojë në ekip! A jetojnë dot dy gjela në një kafaz?
Sfidanti.al