Mesi, kampion edhe në Instagram: Rekord për foton me kupën!

Ia doli të realizonte ëndrrën për të fituar Kupën e Amerikës, dhe duket se edhe tifozët mezi e kishin pritur (imagjinoni, kur u bënë me të edhe mjaft brazilianë). Plot 19.6 milionë njerëz reaguan në Instagram pasi Lionel Mesi botoi një foto të tijën me trofeun e argjendtë. Ky është rekordi botëror sportiv në Instagram, dhe tregon se dashuria e njerëzve për argjentinasin është tepër e madhe, edhe pse rekordin e ndjekësve e mban Kristiano Ronaldo. Mesi është 34 vjeç, dhe ndoshta mund të quhet pranë fundit të karrierës, por vetëm tani e fitoi një titull me kombëtaren pasi ia doli kaq shpesh me Barcelonën.

Sfidanti.al