Këto janë kushte të vështira, por janë të vetmet që mund ta bëjnë realitet atë që dëshirojnë tifozët e Barcelonës. Që Lionel Mesi të mundë të rinovojë kontratën për 2 vjet (+2 kur të jetë në SHBA), duhet që Antuan Grizman të largohet nga “Kamp Nou” për jo më pak se 70 milionë euro, por as kjo nuk mjafton. Duhet që 3 nga lojtarët më të vlerësuar, të cilësuar si “pesha të rënda” në ekip, të pranojnë ulje rroge me 40 për qind. Nuk jepen emrat e këtyre lojtarëve, por Barcelona ka yje kryesorë si Ter Shtegen, Zhordi Alba, Gerard Pike, Usman Dembele, Filip Kutinjo apo Buskets.
Sfidanti.al