Nagelsmani nuk e quan problem që mund t’u bërtasë lojtarëve!

Ndoshta do të duhet të kalojë pak kohë që të përshtatet sepse kur mbërrin tek Bajerni nuk është njësoj sikur je në klubet e tjerë të Gjermanisë. Respekti është maksimal për Hofenhajmin dhe për Lajpcigun ku ka punuar Julian Nagelsmani, por kur ai thotë se “nëse u bërtas ndonjëherë lojtarëve, nuk ka problem”, atëherë ndoshta gabon. Me yje si Nojer, Tomas Myler, Levandovski apo Kimih, pa përmendur të tjerët, duhet pasur kujdes dhe respekt. “Nuk kam ndërmend të ndryshoj, – thotë Nagelsmani, – nëse lojtarët i bëjnë gjërat mirë, nuk ndodh asgjë, por edhe nëse bërtas ndonjëherë kur gjërat nuk bëhen mirë, nuk ka ndonjë problem”. Të shohim nëse do të jetë kështu.

Sfidanti.al